Vedat Muriqi nuk dëshiron të largohet nga Fenerbahce pa e fituar titullin e kampionit në Turqi.

Këto janë fjalë të vet ish-yllit të Lirisë së Prizrenit, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit turk, derisa ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve në Evropë.

Tottenhami, Lazio e West Bromwich Albioni janë vetëm disa prej skuadrave të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

Ka zëra se atë e duan edhe në Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 (Francë).

Sido që të jetë, Muriqi duket se do të largohet vetëm pasi ta ngritë trofeun me Fenerin.

“Nuk dua të largohem nga Fenerbahce pa e fituar titullin e kampionit”, ka deklaruarMuriqi për “Sporx”.

26 vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për Fenerbahcen në të gjitha garat këtë edicion.