Ministri i brendshëm, Naqe Çulev, ka pranuar propozimin për sjelljen e vendimit për shqiptim të masës më të rreptë ndaj këshilltarit të kabinetit të tij, Zoran Gjorgjiovski.

Ditën e djeshme këshilltarit në kabinetin e ministrit Çulev, në pajtim me propozimin nga reparti i kontrollit të brendshëm, iu shqiptua masa e suspendimit nga vendi i tij i punës.

“Gjatë ditës me kërkesë të repartit të njëjtë u zhvillua procedura për përcaktimin e masës disiplinore, ku komisioni amë deri te ministri i punëve të brendshme dorëzoi masën më të rëndë disiplinore. Propozimi është marrë dhe është aprovuar edhe nga ministri Çulev”,- thuhet në komunikatën e MPB-së.