Gjatë 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 423 shkelje. Ministria e Brendshme vazhdon me apelin për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga ana e Qeverisë për ballafaqim me Kovid-19.