Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius. UV=9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë ajrore deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale kudo do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Të premten në orët e pasdites do të ketë vranësira të rritura dhe kushte për jostabilitet lokal me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.