Deri të premten moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare, ndërsa tashmë të premten dhe të shtunën në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet lokal.

Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, deri të enjten erë do të fryejë nga drejtimi verior, ndërsa pastaj nga drejtimi jugor.

Temperatura e ditës deri kah mesi i javës do të jetë në rritje, ndërsa pastaj nuk do të ndërrohet shumë. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 23 gradë, ndërsa maksimale deri në 37 gradë Celsius.