Para se të nisni blerjet, mendoni fillimisht për modelin që ju përshtatet më shumë me format tuaja trupore. Eshtë mënyra e vetme për të nxjerrë në pah më të mirën tuaj!

Trupi në formë molle

Për të fshehur rrumbullakësinë dhe kilet e tepërta, perfekte janë rrobat e banjës të plota (kostum i pandarë që përdoret zakonisht për notin në pishinë), por mos zgjidhni modelin e ashpër dhe të ngurtë. Kushtojini vëmendje dekoltesë.

Trupi në formë dardhe

Në këtë rast vithet janë më të gjera dhe të rrumbullakëta, kështu që rrobat e banjës perfekt janë ato të plotat, por pa rripa, në mënyrë që të tregojë fizikun tuaj sensual.

Trupi në formë drejtëkëndëshi

Format e ngurta të kësaj tipologjie trupi duhet të bëhen më të buta dhe sensuale. Bikini trekëndësh është ai i duhuri për këtë rast; nëse keni pak gjoks zgjidhni një copë me lule dhe me skaje të ngushta.

T mobile In article 1

Gjoksi i vogël

Nëse keni gjoks të vogël, forma e rrobave të banjës perfekte është ajo pa rripa. Ky lloj kostumi është shumë i rehatshëm nëse do ta zgjidhni në masën tuaj. Po ashtu, ngjyrat e ndezura do t’ua shtojnë më shumë bukurinë e trupit, ndërsa gjoksi juaj do të duket më i madh. Por në rast se preferoni kostumet klasike, zgjidhni atë në formë trekëndëshi.

Shpatulla të gjera

Nëse fiziku juaj është me shpatulla të gjera dhe të bollshme, modeli i duhur është ai që lidhet pas qafe, qoftë rroba banja të plota, qoftë bikini.

Gjoksi i madh

Nëse keni një dekolte të bollshme, padyshim kujdes duhet të tregoni më shumë për reçipetat. Modeli i duhur është ai në formë “ballkoni”: për më tepër, preferoni një me sup.