Lirim Shabani

Para se të kalosh në RMV, e di se ka një numër aktivistësh të VV-së këtu, e para se të flasësh diçka, duhet të konsultohesh me ata. Prandaj, mos lajthit, Glauk.

Para se të kalosh këtej, duhet ta kesh parasysh se në RMV ke aktivistë të VV-së të cilët edhe janë PËRGJAKUR në protestat e VV-së. Prandaj, mos lajthit, Glauk.

Para se të flasësh për mbështetje, nuk duhet të anashkalosh mendimin e të rinjve të Tetovës, të Shkupit, të Gostivarit e të Kërçovës, të cilët qysh para 2007 kanë qenë pranë VV-së (dikur kishte emër tjetër) në mënyrën e tyre, si dhe kanë përkrahur Lëvizjen. Prandaj, mos lajthit, Glauk.

T mobile In article [1]

Para se të flasësh për mbështetje, mos harro, duhet të flasësh me Lirimin, e sidomos me Zekën, apo edhe axhën Xhemil, dy ndër kontribuesit më të mëdhenj të VV-së nga Pollogu e RMV-ja. Prandaj, mos lajthit, Glauk.

Para se të flasësh për mbështetje, duhet të flasësh edhe me Ahmetin e Shkupit. Ai i ka organizuar aktivitetet e para në emër të VV-së në Shkup. Ke qenë mysafir i tij. Prandaj, mos lajthit, Glauk.

Para se të flasësh për mbështetje, duhet ta kesh parasysh se tashmë ka njerëz në RMV që janë kontaktuar për të qenë pjesë e strukturës së VV-së në RMV. Veprimi yt dhe i VV-së është hileqar ndaj këtyre njerëzve. Prandaj, mos lajthit, Glauk.