Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në NJZ 2, Vllado Misajllovski beson se situata ekonomike në vend është shqetësuese.

Siç theksoi sonte në një intervistë për MTV, shumë biznese të vogla dhe të mesme do të mbyllin objektet e tyre, ndërsa shumë qytetarë do të humbasin punën e tyre.

Misajllovski porositi se Qeveria duhet direkt të injektojë fonde në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

T mobile In article 1

Ai gjithashtu iu referua fushatës. Tha se VMRO-DPMNE promovon projekte konkrete që do të përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve.

Qytetarët, sipas tij janë të zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur në pothuajse katër vitet e kaluara.