Plotësimet në Statutin e VMRO -DPMNE-së nga Komiteti Qendror paraqesin modernizimin e tij dhe meritojnë të mirëpriten.

Një hap i rëndësishëm përpara në demokracinë e drejtpërdrejtë brendapartiake është vendosja e zgjedhjeve të drejtpërdrejta nga ana e anëtarëve e kandidatëve të ardhshëm për këshilltarë komunalë dhe kandidatët e ardhshëm për kryetarë komunash. Puna dhe reputacioni personal, besimi i anëtarësisë dhe aftësia e kandidatit mbi përgjegjësitë e këtyre pozicioneve do të fitojnë peshë.

Kufizimi i mandateve të kryetarit të partisë dhe kryetarëve të KK-së është një hap i ri domethënës, me të cilin për herë të parë udhëheqja e tanishme e VMRO DPMNE-së bën të ditur që jetëgjatësia e partisë nuk është një qëllim në vetvete, por se partia ka burime të mjaftueshme për freskimin e rregullt të radhëve. Ky cikël do të prezantojë dinamikë të re brendapartiake dhe konkurrencën e personelit i cili do të jetë një mjet i rëndësishëm demokratik për motivimin e anëtarëve aktiv.

Themelimi i Forumit të Intelektualëve si dhe Unioni i Veteranëve është shumë i dobishëm, sepse këta dy organe pritet ta rrisin fushëveprimin brenda grupeve të tyre të synuara dhe të marrin ide, projekte dhe këshilla të dobishme.

Dhe në fund, brenda secilës parti apo shtet, është mjaft i mjaftueshëm nderi, detyrimi dhe prestigji që dikush të jetë kryetar i partisë, shtetit, qeverisë, kryetar komune ose ministër, kështu që funksionet titullare: kryetar nderi, kryetar komune nderi, kryeministër nderi dhe ngjashëm, nuk kanë ndonjë rol thelbësor të stafit dhe është më mirë për të gjithë që ta mbajnë nderin te anëtarësimi dhe qytetarët, në vend që e njëjta të vendoset në një pllakë.

Antonio Milloshoski