Milani arriti ta mposhtë me rezultat 3:0 Lazion, që ëndërronte t’ia merrte Juventusit titullin e kampionit, duke i përmirësuar kështu gjasat e veta për kualifikim në Evropë.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit e mposhtën një Lazio të gjymtuar nga lëndimet dhe suspendimet në skuadër, duke ia dëmtuar kështu rivalit ëndrrat për titull, por duke e vazhduar ëndrrën e vet për Evropë.

Milani kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 23-të të ndeshjes, përmes një supergoli të shënuar nga Hakam Calhanoglu.

Vetëm 11 minuta më vonë, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic shënoi nga pika e penalltisë për ta dyfishuar epërsinë e Milanit. Tomas Strakosha ishte afër ta mbronte këtë penallti, mirëpo e humbi kontrollin e topit dhe skuadra e tij pësoi.

T mobile In article 1

Sulmuesi në formë, Ante Rebic, i huazuar nga Eintracht Frankfurti, shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes për 3:0, duke ia dhënë kështu qetësinë Milanit për këtë ndeshje.

Milani tani radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Serisë A, mirëpo mund të bjerë në pozitën e shtatë varësisht nga rezultati i Napolit.

Në anën tjetër, Lazio e mban edhe më tutje pozitën e dytë, me shtatë pikë më pak se Juventusi, ndërsa me katër më shumë se Interi, që megjithatë s’e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.