Milani e ka mundur Juventusin me një përmbysje spektakolare 4:2 të martën, duke ia ndërprerë atij ecurinë e përsosur pa humbje në ligë dhe, njëkohësisht, duke ia rritur vetes dukshëm gjasat për t’u kualifikuar në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Zlatan Ibrahimovic, Franck Kessie, Rafael Leao dhe Ante Rebic shënuan për ta kompletuar rikthimin e jashtëzakonshëm të Mialnit në San Siro, tamam kur Juventusi mendoi se e kishte fituar ndeshjen pas epërsisë prej dy golave falë Adrien Rabiot dhe Cristiano Ronaldos.

Milani i grumbullon 49 pikë falë kësaj fitoreje dhe ngrihet në pozitën e pestë, të paktën përkohësisht, me një pikë më shumë se Roma dhe Napoli, të cilat e ndjekin nga pas dhe e kanë nga një ndeshje mangu.

T mobile In article 1

Përkundër disfatës, Juventusi vijon të jetë lider i Serie A me 75 pikë, shtatë më shumë se Lazio, e cila po ashtu pësoi humbje sot ndaj Lecce, e dyta radhazi.

Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Maurizio Sarrit pas plot shtatë fitoreve radhazi në ligë.

Ndërsa Milani i Stefano Piolit, e regjistron fitoren e dytë radhazi dhe atë ndaj dy skuadrave të para në renditje, pasi e mundi Lazion 3:0 në fundjavë.