Mijëra kosovarë ia mësynë këtë të shtunë bregdetit të Shqipërisë. Raportohet për radhë kilometrike në Rrugën e Kombit.

Në Morinë policia kufitare po punon në gjashtë sportele me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi. Destinacionet më të preferuara për kosovarët mbeten Durrësi dhe Shëngjini.

T mobile In article 1

Transporti publik në Kosovë nuk është ndërprerë duke respektuar protokollet sanitare pasi një numër i madh autobusësh po shkojnë në Shqipëri.

Shtimi i rasteve me Covid-19 në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.