Këto janë zgjedhje në të cilat bëhet përzgjedhja mes padrejtësisë dhe krimit, nga njëra anë edhe drejtësia, ndershmëria, Maqedoni të drejtë dhe krenare, nga ana tjetër, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte nga Velesi.

“Këto janë zgjedhje kur vendosim për ardhmërinë e familjeve tona, zgjedhje në të cilat duhet ta zbardhim fytyrën e paraardhësve tanë, përzgjedhja tani më 15 korrik është mes padrejtësisë, poshtërim dhe nga ana tjetër drejtësi dhe dinjitet”, ka thënë Mickoski.

T mobile In article 1

Ai theksoi se “këtë herë duhet të bashkohemi dhe të shohim çka mund të bëjmë ne për Maqedoninë”.

“Prandaj ju bëj thirrje që më 15 korrik të votoni për numrin 14”, porositi Mickoski duke theksuar se “nuk duhet t’u besohet atyre të cilët betohen në tela, në farën sepse ata gënjejnë” dhe se po vijnë koha e politikanëve të cilët do të vendosin së bashku me popullin.