Presidenti shqiptar, Ilir Meta, mbështetë lista plotësisht të hapura, që është propozim i opozitës së bashkuar, sepse, sipas tij, kjo është mënyra e vetme të kthehet parlamentarizmi në vend.

Në kumtesën në Fejsbuk, meta potencon se populli do t’i zgjedhë deputetët shumë më mirë se sa liderët partiakë, të cilët, “i shndërruan deputetët në karikatura destruktive të interesit publik, shtetit juridik dhe demokracisë”.

Njejtë siç i zgjedhin deputetët, shton Meta, populli në të ardhmen duhet drejtpërdrejtë, në zgjedhje të drejtpërdrejta ta zgjedhë edhe presidentin e Republikës.

Potencoi se është koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin për veten e tyre.

“Është koha shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i takon popullit”, shkroi Meta, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se institucioni i vetëm që e paraqet sovranitetin e popullit është Kuvendi.

Kuvendi i Shqipërisë të enjten e miratoi reformën zgjedhore, e arritur nga Këshilli politik në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues të shumicës në pushtet, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare.

Por, mbeti me akte nënligjore të zgjidhet kërkesa e opozitës për lista të hapura dhe të shumicës në pushtet për heqje të koalicioneve zgjedhore, për çka, ndërkaq, nevojiten edhe ndryshime në Kushtetutë.