Një lojtar si Ozil, gjithmonë ka vend në Arsenal.

Mesut Ozil vazhdimisht këtë sezon është lidhur me një largim të mundshëm nga “Topçinjtë” me disa klube turke që kanë shprehur interesim për ish mesfushorin e Real Madridit.

Sido që të jetë, trajneri Mikel Arteta, ende i beson kualiteteve të Ozilit.

“Mendoj se lojtarët mund të adaptohen në sisteme të ndryshme dhe ne gjithashtu duhet t’u përshtatemi atyre”, tha Arteta.

T mobile In article [1]

“Nganjëherë nuk është vetëm se si dum të luajmë. Nganjëherë duhet t’ia gjejmë pozitat e duhura lojtarëve që të jenë komod në fushë dhe të bëjnë atë që u kërkohet”.

“Në Arsenal, ka gjithmonë vend për një lojtar me kualitete të Ozil”.

Kështu, Arteta ka dashur të tregojë se Mesut ende mund të kontribuojë për Topçinjtë.