Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nesër pasdite do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel në dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Europian.

Mediumi serb “Tanjug” mëson se BE-ja ka në synim që të intensifikojë procesin e dialogut në muajin shtator në dy pista paralele, njofton Klan Kosova.

Njëra ‘pistë’ do t’i kushtohet finalizimit dhe zbatimit përfundimtar të të gjitha atyre marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani, por nuk janë zbatuar plotësisht.