Rreth 80 për qind e rasteve të reja të koronavirusit në Romë, janë raste pozitive nga vende jashtë saj, konfirmojnë autoritetet shëndetësore në Lacio.

Sipas mediave lokale, 12 persona pozitivë me Kovid-19, ishin të lidhur me fluturimet nga Bangladeshi, një u identifikua pasi u kthye nga Ukraina, pastaj një grua nga Meksika, një burrë nga Mali i Zi dhe një burrë nga Afganistani.

Autoritetet shëndetësorë thonë se ky është tregues se kontrolli i hyrjes dhe izolimi janë thelbësorë në këtë fazë të luftës kundër virusit.

T mobile In article 1

Italia ka ndaluar përkohësisht hyrjen nga 13 vende që i konsideron të rrezikshme, përfshirë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Lacio, rajoni i kryeqytetit italian, ka më shumë se 900 raste aktive me Kovid-19, prej të cilave rreth 700 raste janë në izolim shtëpiak, ndërsa rreth 200 raste janë në spital.