Vetëm gjashtë qytetarë nga 5983 që janë në karantinë dhe 71 të vetizoluar janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votes.
Kjo tregon për një interesim tejet të ulët të këtyre qytetarëve të izoluar për shkak të koronavirusit, të cilët duan që të shfrytëzojnë të drejtën e votës më 15 korrik. Bëhet fjalë për 3 qytetarë të komunës së Karposhit të Shkupit, një nga Shtipi dhe dy nga Llozova.

Afati për paraqitjen e kësaj kategorie skadon më 8 korrik në mesnatë, dhe se pritet që gjatë orëve të fundit të ketë numër më të madh të atyre që shprehin interesim për të votuar, përcjell INA.

T mobile In article [1]

Të sëmurët me Kovid19 për të shfrytëzu të drejtën e votës duhet që një njoftim apo kërkesë ta dërgojnë në Komisionin komunal zgjedhor. Këtë njoftim ata mund ta bëjnë përmes postës elektronike të KSHZ-së (www.sec.mk) , por edhe përmes një personi të autorizuar.

Më pas këshillat e votuese të përbërë nga tre punonjës shëndetësor dhe katër përfaqësues të partive politike do ti vizitojnë ata nëpër shtëpi. Ata qytetarë që do të sëmuren pas 8 korrikut nuk do të mund të votojnë. Në këto zgjedhje do të votohet tre ditë. Të hënën më 13 korrik do të votojnë personat që kanë dal pozitiv me koronavirus dhe kontaktet e tyre që janë në vetizolim, ditën tjetër më 14 korrik do të votojnë të burgosurit, paraburgosurit, të sëmurët, ndërsa më 15 korrik mbahen votimet e përgjithshme, me ç’rast kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 21.