Një aksident ka ndodhur pranë Pogradecit pasi një makinë nuk i është bindur urdhrit të pòlicisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes, shoferi nuk ka arritur të kontrollojë mjetin dhe ka pësuar aksident. Për pasojë janë plágosur 4 sirianë, ndërsa nuk dihet si është gjendja e tyre shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Zvezde-Podgorie, pranë kryqëzimit të njohur si “Lapidari”. Furgoni me sirianë po udhëtonte nga Bilishti në kryeqytet, ku pasi pòlicia i dha urdhrin për të ndaluar, drejtuesi vazhdoi rrugën.

Në bashkëpunim me Frontex, nisi ndjekja dhe për ti shpëtuar, drejtuesi zgjodhi aksin nga Zemblaku për të kaluar në aksin nacional Korçë-Pogradec. Në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur një tjetër postobllòk pòlicie i cili kishte bllòkuar pjesën më të madhe të rrugës.

Në të tilla rrethana, drejtuesi tentoi të shmangte pòlicinë duke u përplásur me një mjet tjetër, gjë që shkaktoi pèrmbysjen e furgonit dhe plágosjen e sirianëve.