LSDM përmes një komunikate ka bërë të ditur sot se partia e tyre ka mandate dhe do të formojë Qeverinë dhe se këtë nuk mund ta bëjë VMRO-DPMNE.

“As Mickoski nuk mund të demokratizojë VMRO-DPMNE-në, por as edhe nuk mund të marr mandate për formimin e Qeverisë. Mickoski është politikan i humbur…Maqedonia e Veriut u çlirua, por VMRO-DPMNE akoma është e robëruar nga instalimet e Gruevskit”, thuhet në komunikatën e kësaj partie

Më tej theksohet se VMRO-DPMNE do të ngelet në opozitë, ndërsa Mickoskit nuk i mbetet gjë përveç për të kërkuar ndihmën në Budapest, që të mbetet në kolltukun udhëheqës në “Pallatin e bardhë” të kësaj partie.