Popullsia në Shqipëri pritet të zbresë në 1.32 milion banorë në vitin 2.100, që paraqet rënie prej 52 për qind në krahasim me vitin 2017, që bazohet në qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Të dhënat janë publikuar në studimin e revistës shkencore ndërkombëtare “Lancet” (The Lancet), e cila zhvilloi skenarë për natalitet, vdekshmëri, migracion dhe popullsi për 195 vende dhe territore nga viti 2017 deri në vitin 2100.

Studimi e modelon popullsinë e ardhshme, duke iu referuar skenarëve alternativë për sa i përket niveleve të natalitetit, migracionit dhe vdekshmërisë.

“Shqipëria në vitin 2100 pritet të ketë një natalitet prej 1,17 dhe migracion të lartë. Migrimi neto modelohet në indeksin socio-demografik, shkallën e rritjes bruto të popullsisë dhe vdekjet nga fatkeqësitë natyrore”, transmeton agjencia Balkan ueb.

Sipas të njëjtit burim, raporti vlerëson edhe madhësinë e produktit të brendshëm bruto të secilit vend dhe territor në skenarin e referencës. Madje edhe në skenarin e referencës, popullsia në Shqipëri pritet të ulet në 1.97 milion banorë në vitin 2021, që është një rënie prej rreth 30 për qind në krahasim me vitin 2017.