Policia Rrugore në Shqipëri ka kapur një person që udhëtonte me makinë “Lamborghini” me shpejtësi 236 km/h në rrugën Tiranë-Vlorë, ku limiti i lejuar është 110.

Nisur nga fakti se i riu shqiptar që ishte në drejtim të automjetit luksoz kishte leje drejtimi të një vendi të huaj, u gjobit me 30 mijë lekë të reja duke shmangur daljen në komision dhe heqjen e patentës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me radar.

T mobile In article [1]

Ndërkohë kontrolloet kanë vijuar dhe në autostradën Tiranë-Durrës, ku rasti më tipi ishte i një drejtuesi që lëvizte me shpejtësi 169 km/h, ku limiti është 90.

Në BYPASS-in Fier – VlorëVijon kontrolli me 📸 nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut.Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve 📸 me lëvizje.Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq🚑 aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret🚑 jetë.#zbatorregullatudhëtoisigurt#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘

Publiée par Policia Rrugore sur Samedi 4 juillet 2020