Pavarësisht se ditë më parë ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj u bëri thirrje partive politike kosovare që të mos përzihen në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, sot kreu i VV-së Albin Kurti ka bërë thirrje që shqiptarët e Maqedonisë të votojnë koalicionin ASH-AAA, duke shkelur apelin e ambasadorit të Kosovës.

Mesa duket, ASH-AAA së bashku me VV-në e Kurtit dëshirojnë që përsëri t’i japin alibi VMRO-DPMNE-së që të rris frymën nacionaliste tek maqedonasit siç bëri edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara me “Platformën e Tiranës” me ndihmën e të cilës partia e Nikolla Gruevskit arriti të del fitimtare në zgjedhjet e 2016.

T mobile In article 1

Si duket, edhe kësaj here partitë që përçajnë votën shqiptare dhe njëkohësisht ulin  numrin e përfaqësuesve shqiptarë në parlament, përveç se janë kundër kryeministrit shqiptar, tani po i bëjnë favor edhe VMRO-DPMNE-së.