Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) bëri të ditur se e shtyn afatin për dorëzimin e raporteve për shërbimet e realizuara dhe faturën e cila përmban ekzemplarë të publikimeve nga ana mediave të shtypura dhe mediave elektronike (internet portalet), i cili skadon sot (17 korrik të vitit 2020), në pajtim me librin e rishikuar të afateve për vazhdimi e veprimtarive zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Me qëllim që mediat të mos dëmtohen ky afat do të shtyhet dhe dokumentacioni i plotë i mediave të shtypura dhe mediave elektronike (internet portalet” do të mund ta dorëzojnë ditëve në vijim pa në këtë rast të pësuar çfarëdo pasojash”, theksohet në kumtesën e KSHZ-së.