Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) bëri të ditur se procedura me lëndën lidhur me dyshimet për shkelje të nenit 8-a paragrafi (1) alineja 3 të Kodit Zgjedhor dhe nenit 34 paragrafi 1 alinea 2 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, për procedurën e zbatuar për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup, është ndërprerë për shkak të afateve të kufizuara të përcaktuara në nenin 33, sipas të cilës u inicua.

“Veprimi lidhur me dyshimet e përmendura do të vazhdojë si procedurë e rregullt” sqarohet në kumtesën e KSHPK-së.

Përndryshe, vendimi i KSHPK-së u mor në seancën publike të mbajtur sot, ndërsa me të u ndërpre veprimi rretj lëndës të formuar sipas nismës vetanake, ndërsa lidhur me dyshimet për shkelje të nenit 8-a paragrafi (1) alinea 3 të Kodit Zgjedhor dhe nenit 34 paragrafi 1 alinea 3 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, për procedurën e zbatuar për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup.