Nga: Alpin Ollogu

E drejta kushtetuese e shqiptarëve shtet-formues në Maqedoninë e Veriut, për të
aspiruar dhe për të pasur një kryeministër Shqiptar, buron si rezultat i dy aspekteve
thelbësor, aspekti i pakundërshtueshmërisë së kandidimit të tillë, nga dispozitat pozitive
ligjore, si dhe aspekti i rolit konstruktiv, përshpejtues, që do të kishte një kryeministër
me përkatësi shqiptare, në materializimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Mund të
themi edhe si një provokim i drejtëpërdrejt kundrejt palës maqedonase, penguese e e
këtij plotësimi të marrëveshjes kornizë, apo kontratës së mbijetesës së shtetit të
atëhershëm, dhe Maqedonisë së Veriut sot.
Marrëveshja e Ohrit, e parafrazuar në një kontratë kapitullimi ushtarak, krijoi
marrëveshjen e paqes se 5 korrikut 2001. Kapitullim i pushtetit dhe ushtrisë së
atëhershme maqedonase, kapitullim nga populli shqiptar, Ushtria çlirimtare Kombëtare,
detyrojnë palën maqedonase, në një kohë të përcaktuar, të ligjësojë plotësisht të drejtat
e kontraktuara shqiptare. Në të kundërtën, në rast cënimi, logjikisht, përsëri vihet në
pyetje, ekzistimi i shtetit me territorin e tij.
Aktualisht, partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, zyrtarisht,
nga kryetari Ali Ahmeti, është bartëse e promovimit të aspiratës kryeministrore
shqiptare. Si parti me përvojë të gjatë në koalicionimet qeveritar me kryeministra
maqedonas, e ka ndjerë më shumë në lëkurën e saj të qeverisjes politike, zvarritjen,

T mobile In article [1]

demagogjinë dhe shkopinjtë pengues në rrotën e realizimit kontratktues, gjegjësisht
Marrëveshjes kornizë. Këtu, duke mos i arsyetuar të njejtët, me dobësitë në përballjen e
bashkëqeverisjes me partitë maqedonase në periudha të caktuara. Prandaj tani,
jorastësisht provokon dhe aspiron një kryeministër jo-maqedonas.
Pala maqedonase të cilat janë mësuar ta shohin pushtetin kryeministror si monopol të
tyre, ju bën reaksion psikiko-politik, aspirata e tillë e kandidatit Shqiptar, për ta ri-shfaqur
partitë maqedonase, shkarazi dhe drejtëpërdrejt, natyrën e brumosur politiko –
ideologjike. Ata të cilët sot, ashtu si para tre viteve, kërkojnë vota shqiptare për pushtet,
për të bërë votuesit shqiptarë me ato vota, atë që unë kam shkruajtur atëherë se: “Votat
e shqiptarëve për LSDM-në, janë votat e tradhëtisë kombëtare”, pra janë një lloj kurthi
kombëtar. Kkreu i social demokratëve maqedonas, deklaron se është në gjendje ti japë
deputet Mickovskit të VMRO-së (deputet të bërë edhe me votat e shqiptarëve), vetëm e
vetëm që sipas tij, Ali Ahmeti të mos “shantazhojë” me kryeministër shqiptar.
Megjithatë, sot, shqiptarët në pozitë, shqiptarët e pas Marrëveshjes së Ohrit, nuk kanë
më shqiptarë destruktiv në opozitë, paterica të maqedonasve që futen në pushtet në
shitje të interesit Shqiptar. Sepse pavarësisht kundërshtimeve, akuzave dhe garës
politike ndaj Ali Ahmetit, kreu i Aleancës për shqiptarët, edhe nga pozicioni i koalicionit
me partinë Alternativa, ju përgjigj mençurisht nga tubimi në Strugë, mentalitetit të
partive kryesore maqedonase, duke i dalë zot në një farë mënyrë vëllaut të tij shqiptar
Ali Ahmeti, përfaqsuesit politik të pjesës tjetër shqiptare në këto hapësira. Ai ju tha
partive maqedonase se: “Nëse ju, Zaev dhe Mickovski, dëshironi të bëni qeveri
maqedonësh, shqiptarët do të bëjnë qeveri shqiptarësh”.
Këtë deklaratë të Ziadin Selës, duhet ta mbajnë “vath ne vesh”. partitë maqedonase.
Sepse bashkimi i faktorit politik shqiptar, ku dhe si mund të bëhet qeveria – qeveri
shqiptarësh, e kuptojnë shumë mirë partitë maqedonase. Mos të luajnë me monopole
nacionale, se konstrukti i këtij shteti është shumë i brishtë, thyhet shpejt. Arabët e thonë
një fjalë të urtë: “Mos i gjuaj tjetrit me gur, kur shtëpine tënde e ke prej xhami”.
Për nga rrethanat, politika e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ngjason më shumë
me shqiptarët e Luginës dhe Malit të Zi, sesa me atë të Kosovës dhe Shqipërisë
administrative. Andaj hera herës domosdoja e kërkon forcën e bashkimit politik
Shqiptar, përball një politike dhe retorike etnike monopolizuese të palës tjetër, që
ndryshon metodologji, herë në emër të “Bashkim vëllazërimit”, e herë në të “shoqërisë
qytetare”. Sa herë që dikush mund të kërkojë të cënojë marrëveshjen e paqes,
kontratën e 2001-shit, merituesin dhe bazamentin e avancimit të së drejtave shqiptare,
shqiptarët duhet të bëhen bashkë, moralisht dhe politikisht.