Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh sot bëri të ditur se çmimi i ri i testeve PCR në Kroaci do të jetë rreth 600 kuna, krahasuar me çmimin deritanishëm prej 1.506 kunave.

Beroshi në konferencë për shtyp tha se çmimet e reja mund të zbatohen prej sot.

Ai sqaroi se të gjithë ata të cilët duan të testohen privatisht do ta paguajnë çmimin e ri prej “501,49 për dy sekuenca të synuara dhe 698,21 për tre sekuenca”.

Në pyetjen cili është dallimi midis dy testeve, drejtori i Entit Kroat për Shëndet Publik Krunosllav Çapak tha se kjo është vështirë të sqarohet.

“Nevojiten të paktën dy sekuenca që të diagnostikohet testi pozitiv. Kur do të diagnostikohet antigeni i dytë, atëherë jemi të sigurt se ky është koronavirus, ndërsa kur diagnostikohet i treti, atëherë jemi më të sigurt”, tha Çapaku.