Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus, ndërkohë janë shëruar 139 pacientë. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.
Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, thotë se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me koronavirusin e ri. Federata aktualisht është duke kërkuar urgjentisht të bëhen teste më shumë te punëtorët shëndetësorë të cilat janë të vetizoluar në mënyrë që siç theksohet, situata të jetë nën kontroll.