Mosrespektimi i masave dhe mos mbajtja e maskave për mbrojtje nga Covid-19 mbetet problem serioz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 218 shkelje për mos-mbajtje të maskës. Nga policia vazhdojnë të apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilent dhe të respektojnë masat dhe protokollet për ballafaqimin me Kovid-19.

Në rrugët e kryeqytetit vërehen qytetarë që i respektojnë masat por ka shumë prej atyre që nuk e respektojnë distancën dhe nuk i mbajnë maskat.

“Sinqerisht, atë që mendoj se është në suaza të normales të respektohet, e ajo që është kulturë e përgjithshme të vazhdohet. Mendoj se po”.

“Respektimi i masave shumë dobët, por secili e ka për vete çdo kush sa më tepër që mbrohet më tepër është i shëndoshë, sa më tepër nuk mbrohet e sëmurën edhe tjetrin, jo vetëm vetveten por edhe tjetrin”.

“Mendoj se respektohen, për dallim prej më herët mendoj se është në rregull”.

Qytetarët shtojnë se me mbajtjen e maskës mbrojnë veten, ata mbrojnë edhe të afërmit, familjarët me sëmundje kronike por edhe më të moshuarit.

Mefail Ismaili