Federata angleze e ka konfirmuar datën se kur do të fillojë dhe kur do të mbarojë afati kalimtar veror.

Ky afat do të fillojë të hënën e 27 korrikut, një ditë pasi të përfundojë sezoni i sivjetmë, ndërkaq do të mbyllet më 8 tetor.

Merkatoja në Angli ishte planifikuar që të hapej më 10 qershor e deri më 1 shtator, mirëpo shkaku i pandemisë së koronavirusit ishin detyruar që t’i rivendosin këto data.