Epidemiologu serb Predrag Kon tha se Beogradi është një bombë e vërtetë epidemiologjike sepse ka një numër të madh vendesh ku koronavirusi mund të fillojë të transmetohet papritur.

Duke folur për RTS, Kon bëri thirrje për respektimin e masave dhe përfshirjen e të gjithë organeve të inspektimit dhe atyre që duhet të kontrollojnë nëse masat zbatohen.

“Është shumë e rëndësishme të kuptohet, tani është fundjavë, periudhë që kemi zgjidhur më parë në orë policore, dhe tani kemi vetëm vetëdijen tonë dhe është shumë e rëndësishme të kontrollojmë veten”, tha Kon.

I pyetur se cila është situata aktuale në Serbi dhe nëse ka arritur kulmin e dytë të valës së parë, Kon tha se është një pyetje shumë serioze.

Ai sqaroi se kur thuhet se virusi ka dëpërtuar përmes barrierave epidemiologjike, nuk do të thotë që epidemiologët nuk po bëjnë punën e tyre, por se ata vazhdojnë të monitorojnë kontaktet.

Ai tha se është e obligueshme të mbahen maska në sipërfaqe të hapura dhe mbyllura dhe të mbahet distancë prej 1,5 metra.