“Komuna Çair përkujton 11 Korrikun dhe Srebrenicën duke zyrtarizuar gjuhën boshnjake dhe duke vendosur flamurin boshnjak para Komunës.

Të nderuar bashkëqytetarë boshnjak të Çairit tonë, Komunës e cila si vlerë më të madhe ka pikërisht diversitetin që ajo përfaqëson.

Si të tillë, sot jemi mbledhur këtu më 11 Korrik, një datë e shënuar përkujtimi për popullin boshnjak, në nderë dhe kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, pikërisht për simbolikën që ajo ka, të vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe i japim garancë të ardhmes tonë të përbashkët në Çair.

Me ngritjen e flamurit, japim sinjalin e zyrtarizimit të gjuhës boshnjake në Komunën e Çairit, ky hap përveçse ka qenë një premtim i yni , është një e drejtë e bashkëqytetarëve tanë.” – thotë Ganiu

T mobile In article 1

Për më shumë ndiq linkun:

Komuna Çair përkujton 11 Korrikun dhe Srebrenicën duke zyrtarizuar gjuhën boshnjake dhe duke vendosur flamurin boshnjak…

Gepostet von Visar Ganiu – Faqja zyrtare am Samstag, 11. Juli 2020