Autoritetet në provincën perëndimore të Kinës, Xinjiang kanë shpallur “gjendjen e luftës”, pasi rajoni po përpiqet të ngrihet pas një goditje të papritur me rastet e koronavirusit.

Autoritetet e Xinjiangut raportuan sot 17 raste të konfirmuara, 23 infeksione asimptomatike dhe 269 persona nën vëzhgim.

Një shpërthimi i virusit u vu re mesjavë dhe që nga e enjtja autoritetet kanë vendosur shtetrretihimin në Urumqi, kryeqytetin e rajonit.

Fluturimet, shërbimet e metrosë dhe shërbimet e trenave u pezulluan.

”Tubimet publike tani janë të ndaluara gjithashtu”, sipas deklaratave të qeverisë lokale.

Kina ka vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit përmes masave të rrepta të bllokimit, pasi virusi u shfaq për herë të parë në qytetin qendror të Wuhanit, në fund të vitit 2019./DPA/