Kina duket se po i drejtohet një rritjeje të shpejtë ekonomike pas krizës botërore të shëndetit, që nisi pikërisht prej saj.

Në të njëjtën kohë ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe Europës duket se kanë mbetur pas, sipas ekspertëve të Business Insider.

Christophe Barraud, kryekonomist dhe strateg i Market Securities shpjegoi arsyet e këtij fenomeni. “Rritja potenciale reale e PBB-së është shumë më e lartë në Kinë sesa në ekonomitë e avancuara. Potenciali kinez është afro 6% krahasuar me potencialin e këtyre ekonomive që shkon tek 1.5%”, thotë ai.

Barraud beson se për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë e pamundur të arrijnë nivelin e tremujorit të katërt të 2019-tës përpara vitit 2022. Ekonomia e Kinës avancoi me 3,2% në tremujorin e dytë në terma vjetore, dhe me 11% krahasuar me tremujorin e parë, duke kapërcyer dhe parashikimet e ekspertëve. Barraud mendon se kjo i detyrohet në një farë mase edhe masave të rrepta që Kina mori në fillin e shpërthimi epidemik.

“Në Europë zgjati shumë që virusi të vihej nën kontroll, prandaj dhe ekonomive europiane do t`i duhet më shumë kohë që të arrijnë nivelin e rritjes përpara Covid 19-tës”, shprehet ai.