Në ditën e sotme para katër viteve në Turqi ishte bërë përpjekje për grusht shtet, për të cilin zyrtatrisht Ankaraja e akuzoi organizatën e predikuesit të FETO-s, Fetullah Gjylen.

Gjylen me vite të tëra gjendet në ekzil në SHBA, ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan në atë rast tha se terroristët tërësisht do ta rrëzonin qeverinë nëse do të ishin mjaf të fuqishëm për atë.

“Nëse do të ishin mjaft të fuqishëm të jeni të sigurt se nuk do të mendoheshin për ta vrarë presidentin, kryeministrin dhe gjithë funksionarët e zgjedhur të këtij vendi”, tha Erdogan në tubimin në parlament në katër vjetorin e përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet, përkatësisht Ditën e demokracisë dhe unitetit kombëtar”, transmetoi agjencia Anadolia.

Kryeparlamentari turk, Mustafa Sentop, deklaroi se shtatorja e luftëtarëve të rënë është ngritur para Parlamentit turk në kujtim të heronjve të guximshëm të cilët u kundërshtuan në grusht shtetin.

Agjencia Anadolia përkujton se përpjekjen për grusht shtet, e kanë kryer terrirostitëe e FETO-s në Turqi, është ndjerë dhe parandaluar prejse populli turk me guxim doli nëpër rrugë dhe sheshe në ftesë të presidentit Erdogan dhe i ka mbrojtur demokracinë dhe atdheun.

FETO dhe pjesëtarët e tij, citon agjencia, ishin të infiltruar në armatë, polici dhe institucionet tjera, të cilët e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë terroriste dhe qëllimet gjatë përpjekjeve të përgjakura për grusht shtet, që filloi më 15 korrik të vitit 2016, kur humbën jetët së paku 251 persona.

Sipas agjencisë Anadolia, terroristët e FETO-s e kanë udhëhequr përpjekjen për grusht shtet nga baza ajrore Akinçi, në afërsi të Ankarasë, ndërsa puçistët, shtohet, kanë përdorur tanka, automjete të blinduara dhe armë të armatës turke.