Katër persona me COVID-19 raportohet se janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 pacientë, 62 prej tyre me oksigjenoterapi.Gjashtë pacientë janë në repartin intensivë, 4 prej të cilëve gjendjen shëndetësore e kanë shumë të rënduar.

T mobile In article 1

Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive.