Kundërshtimi i Alternativës me çdo kusht që të mos jetë në një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen BESA dhe animi i Ziadin Selës për nga partia e Gashit, duke e nxjerur jashtë loje Lëvizjen BESA, ishte një situatë shumë dëshpëruese për partinë e Kasamit, duke ngelur të vetëm në garë lufta e tyre në zgjedhje do ishte për 1 deri në dy deputetë, që praktikisht nënkuptonte fundin politik të partisë së tyre, shkruan InfoShqip.

Të ballafaquar në një situatë të tillë, ata ishin të gatshëm për çdo kompromis vetëm e vetëm për të zgjatur qoftë edhe sadopak jetëgjatësinë e tyre politike, mes shumë hamendësish se si do hapërojnë, Lëvizja BESA zgjodhi një opsion shumë befasues, për herë të parë në historinë e maqedonisë, një parti shqiptare do bënte koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase, Kasami gati zyrtarizoi marrëveshjen me Zaevin i cili, pas katër vitesh po mendonte karemin e radhës si të fitojë vota nga shqiptarët.

T mobile In article 1

Ky koalicion ishte befasues në dy aspekte, qoftë atë praktik, ku për herë të parë një parti shqiptare koalicionon para zgjedhjeve me një maqedone, por edhe në aspektin simbolik që lidhet me vetë emrin e partisë.

Besa cilësohet si themeli i traditës dhe historisë shqiptare dhe jo më kot, Kasami akuzohet se “Besën” e shqiptarit i’a fali shkaut vetëm për të shpëtuar karierën politike.