Reperi 43-vjeçar i cili të dielën e mbajti tubimin e parë presidencial në North Charleston të Karolinës Jugore, ku edhe përfundoi duke qarë në mënyrë histerike teksa e pranoi se ai dhe gruaja e tij, Kim Kardashian, kishin menduar ta abortonin fëmijën e tyre të parë, North, tani ka vazhduar me skandalin e radhës.

Përmes disa mesazheve të çuditshme të postuara në Twitter, reperi kontrovers West i cili besohet se po qëndron në një fermë në Oregon, deklaroi: “Kim po provon ta sjellë një mjek në fermën tonë në Wyoming për të më mbyllur brenda në shtëpi, sikurse ndodhë me kryepersonazhin e filmit ‘Get Out’, dhe gjithë ky reagim vjen pasi unë qava teksa tregoja se si i kam shpëtuar jetën vajzës sime. Unë e dua shumë gruan time, dhe familja ime tash e tutje do të duhet të jetojë afër meje. Kjo gjë nuk varet më nga televizioni “E” apo NBC”. Fëmijët e mi kurrë nuk do të shfaqen në ballinën e revistës ‘Playboy’. Dhe nëse unë përfundoj i burgosur sikurse Mandela, ju do ta dini përse. Ju betohem me jetën time se nëna e Northit, nuk do ta lejojë kurrë atë t’i ndjek hapat e saj dhe të fotografohet për ‘Playboy’. Jam në fermën time dhe ju lutem të vini të më merrni nga këtu.”

West po ashtu deklaroi se filmi horror i vitit 2017, “Get Out”, në të cilin një burrë afrikano-amerikan shkon për ta vizituar familjen e të dashurës së tij dhe përfundon duke e zbuluar një sekret të madh dhe të frikshëm, është shkruar për jetën e tij.

Këngëtari i hitit “Flashing Lights” i cili i ka katër fëmijë me yllin e njohur televiziv, North, Saint, Chicago dhe Psalm, thuhet se i ka shkruar edhe disa mesazhe të cilat janë fshirë brenda një ore, e përmes së cilave i ka kërkuar gruas së tij Kim dhe vjehrrës Kris Jenner, që ta telefonojnë atë.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Kanye West u rikthye në Twitter me mesazhe rreth albumit të tij të ri, “DONDA”, me çrast bëri të ditur se ai do të lansohet të premten më 26 korrik.

Fansat e reperit e mirëpritën lajmin e lansimit të dhjetë të incizuar në studio, derisa gjatë fundjavës, West e kishte postuar në rrjetet sociale këngën e parë të këtij incizimi, “Wash Us In The Blood”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin Travis Scott. Kënga është fshirë vetëm disa orë më vonë.

Albumi “DONDA” besohet se i përfshinë 12 këngë të ndryshme.

Megjithëse kandidimi i Westit për president të shtetit ende nuk është i sigurt, prej se ai e bëri të ditur këtë lajm në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, muzikant të shumtë të tillë si, 50 Cent, Katy Perry dhe Will.I.Am., e kanë kritikuar ashpër këtë veprim të kolegut të tyre duke thënë se mund të ndikojë në vota të rëndësishme të qytetarëve, të cilat mund të nevojiten për ta larguar Donald Trumpin nga qeverisja e shtetit.