N’Golo Kante pritet të largohet nga Chelsea.

Chelsea është e gatshme t’i vlerësojë ofertat për shitjen e N’Golo Kante, raportojnë mediat angleze.

Fituesi i Kampionatit botëror me Francën nuk konsiderohet më futbollist kyç në Stamford Bridge nga menaxheri Frank Lampard.

Kante spekulohet se do të gjejë një ekip të ri gjatë afatit kalimtar të verës. Kante së fundmi ka zgjuar interesim në Serie A nga Inter.