Gazetari nga Kosova, Vehbi Kajtazi në emisionin Debat Plus në Tv Dugagjini ka folur në lidhje me fuqinë e Ali Ahmetit në lidhje me ndërkombëtarët dhe ruajten e kufijve të Kosovës dhe Maqedonisë.

Kajtazi thotë se njeriu që ka dhënë goditjen kryesore shkëmbimit të territoreve është Ali Ahmeti.

Njeriu që ja ka dhënë goditjen kryesore shkëmbimit të territoreve, popullisisë, pastaj do të ndëronte sistemi juridik në Kosovë, nuk do të kishte më as votë të dyfishtë për serbet, as vendet të rezervume, do të krijohej rend krejt tjetër njeriu që ja ka dhënë këtë goditje pra është Ali Ahmeti i Maqedonisë. Ali Ahmeti për gjithçka që diskutohet në Kosovë dhe për secilën marrëveshje që diskutohet këtu ndërkombëtarët marrin mendim prej Ali Ahmetit, përshkak se i duhen garanci e shqiptarëve të Maqedonisë, dhe ndërkombëtarët nuk kanë arrit me marrë garanci prej Ali Ahmetit në Maqedoni se nëse ndodh shkëmbimi territoreve nuk do të preken kufijtë e Maqedonisë” u shpreh Kajtazi në emisionin Debat Plus të Tv Dugagjinit, përcjell TS.

T mobile In article 1

Kajtazi shton se nëse është diskutu heqjen e një pjese të Kosovës dhënë Sërbisë dhe marrjen e disa katundeve të Luginës dhe bashkimin e tyre me Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë janë ata që  e kanë kartën në dorë se çka do të bëjnë, a do ti bashkohen Kosovës, apo një pjesë Maqedonisë apo do të jetojnë në një shtet të përbashkët me shqiptarët.

Ndryshe Ali Ahmeti njihet si njeriu që ka më shumë respekt në Kosovë dhe Shqipëri dhe lideri i cili gjithnjë ka bashkëpunuar me institucionet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë dhe me të gjithë qeveritë  e dy vendeve./TS/