Unioni i shoqatave të infermiereve, teknikëve, mamive dhe infermiereve stomatologjike, kryesuar nga Shoqata “Për ne” kumtoi se ka filluar fushatë për ndihmë të inferermiereve të cilat janë të përfshira në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Qëllimi, siç theksojnë, është me mjete financiare, medikamente, lëngje dhe suplemente t’u ndihmohet atyre infermiereve të cilat për momentin po përballen me luftën për shëndetin e tyre dhe shëndetin e pacientëve.

“Këshilli ekzekutiv i Shoqatës vendosi që anëtarësinë mujore për këtë muaj ta dhurojë për këtë fushatë. Me këtë kontribut të vogël simbolik, nga ne për ne, do të arrijmë të ndihmojmë në segmente të caktuara dhe të sigurojmë së paku një pjesë të suplementeve të domosdoshme për infermieret. Fushata filloi gjatë javës së kaluar dhe një pjesë e madhe e kompanive me përgjegjësi shoqërore u përfshinë menjëherë. Sipas deklaratave të një pjese të infermiereve të cilat punojnë nëpër qendrat për Kovid-19, ishte e domosdoshme për to të kenë mundësi për hidratim të rregullt.Për shkak të uniformës mbrojtëse shtesë dhe protokolleve për punë në këto ditë të nxehta, u nevojiten lëngje. Mu për atë arsye u shprehim falënderim të madh kompanive të cilat dhurojnë ujë dhe prodhime nga asortimani i tyre”, theksojnë nga Shoqata.

Ato shfaqin shpresë se ky shembull i zemrave të mëdha humane do ta vazhdojnë edhe kompanitë e tjera në vend me çka do të ndihmojnë për tejkalim më të lehtë të gjendjes së krizës në të cilën ndodhen një pjesë e madhe e profesionit të infermierisë.

“Nga dita e djeshme në funksion është edhe numri për donacione i T-Mobile 143 141 përmes të cilit të gjithë qytetarët të cilët kanë mundësi, mund të dhurojnë nga 100 denarë nga thirrja. Gjithashtu është e hapur edhe xhiro-llogaria e specializuar për donacione (210-0720099401-26, NLB Banka) ku të gjithë ata me vullnet të mirë mund të dhurojnë mjete për ndihmë të infermiereve të cilat luftojnë kundër koronavirusit, shtojnë nga Shoqata