Juventusi doli nga Derby della Moleme fitore me rezultat 4:1 kundër Torinos, duke e rritur kështu në shtatë pikë epërsinë në krye të tabelës, të paktën deri sa Lazio ta zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje.

Xhiroja e 30-të e Serisë A e solli në stadiumin Allianz derbin e qytetit mes Juventusit dhe Torinos – derbi ky në të cilin dyja skuadra kërkonin fitoren, njëra për të luftuar për titull e tjetra për mbijetesë.

Hapin e parë drejt arritjes së këtij qëllimi e bëri Paulo Dybala, i cili e vazhdoi formën e mirë duke shënuar qysh në minutën e tretë të ndeshjes, pas një asistimi nga Juan Cuadrado.

Pikërisht Cuadrado e shënoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 29-të, këtë herë të asistuar nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në pjesën e dytë.

T mobile In article 1

Mirëpo, para golit të Ronaldos, Torino tentoi të kthehet në lojë përmes penalltisë së shënuar nga Andrea Belotti në momentet e fundit të pjesës së parë.

Ronaldo e shënoi golin e tij të 24-t për këtë sezon në Serie A me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë, para se epërsia e Juventusit të thellohej, afër fundit të ndeshjes, nga autogoli i Koffi Djidji.

Juventusi me këtë fitore e përforcon pozitën e liderit, ndërsa Torino rrezikon të bjerë në pozitën e 16-të, nëse Sampdoria shënon fitore këtë xhiro.