Më shumë se 4.000 shtetas të Tunizisë, kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, që janë grupi më i madh mes migrantëve, të cilët mbërrijnë për çdo ditë në ishullin italian Lampeduza.

Qeveria në Romë, ka frikë se mund të përsëritet eksodi, si në vitin 1991, kur dhjetëra mijëra shqiptarë me varka arritën në Itali.

Kjo është arsyeja që ministrja e Punëve të Brendshme e Italisë Lucana Lamorgeze, sot po udhëton për në Tunizi, ku do të diskutojë me homologun e saj, rreth masave për të parandaluar migrimin ilegal.

Situata ekonomike në Tunizi është shumë e vështirë, shkalla e papunësisë është e lartë dhe mijëra të rinj po përgatiten të nisen për në Evropë, ndërsa destinacioni më i afërt për Kontinentin e vjetër është ishulli Lampeduza, ku vetëm për disa orë mund të arrihet me varkë.

Tunizia është një nga vendet e pakta me të cilat Italia ka marrëveshje për dëbimin e migrantëve.