Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar edhe 11 viktima si pasojë Covid-19, duke e çuar në 35.028 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.

Deri më tani, numri i të infektuarve me koronavirus është 243.967, Brenda 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 233 raste të reja duke e çuat në 243.967 numrin e personave të diagnostifikuar me Covid-19.

Numri i të shëruarve është rritur me 237 pacientë të tjerë të shëruar, duke shkuar në gjithsej 196.483.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Italia ka kryer 6.154.259 teste të dyshuara për Covid-19.