Ish-kryeministri i Malajzisë, Naxhib Razak është dënuar sot me 12 vjet burg për akuzat për korrupsioni në lidhje me keqpërdorimet në fondin shtetëror për zhvillim 1MDB, njofton DPA.

Razak më parë u shpall fajtor në Gjykatën e Lartë të Kuala Lumpurit me akuzën e humbjes së besimit, pastrimit të parave dhe keqpërdorimit të detyrës.

Ai në të njëjtën kohë u gjobit me 210 milionë ringitë (49.3 milionë dollarë). Nëse nuk e paguan gjobën, ai përballet edhe me pesë vjet burg, thekson agjencia gjermane.

Avokatët e Razak kanë njoftuar se do të apelojnë aktgjykimin, i cili është pari nga seria e gjykimeve kundër ish-kryeministrit të Malajzisë, i cili në krye të Qeverisë ishte nga viti 2009 deri në vitin 2018.