Në Iran, 195 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.316 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 288.839, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 15.484.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 251.319 persona, ndërkohë që 3.070 pacientë janë në gjendje kritike.