Numri i rasteve të vdekjeve nga Kovid-19 në Iran, tashmë ka tejkaluar 15.000, kumtuan sot zyrtarët shëndetësorë derisa vendi po lufton të vendos nën kontroll epideminë më vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme.

“Për fat të keq, në 24 orët e fundit ne kemi humbur 221 nga bashkëkombësit tanë të dashur nga sëmundja Kovid-19”, kumtoi zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë Sima Sadat Lari për televizionin shtetëror.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve në Republikën Islamike tani është saktësisht 15.074.

Irani ka pasur rritje të infeksioneve dhe vdekjeve që nga fundi i muajit qershor, duke njoftuar të martën rritjen e tij më të lartë një-ditore të vdekshmërisë – 229, që prej fillimit të raporteve të saj të përditshme që nga muaji shkurt.

Lari u bëri thirrje iranianëve që të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme, mbylljen dhe grumbullimet e mëdha për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

Ajo shtoi se në 24 orët e fundit, u konfirmuan edhe 2.621 raste të reja të koronavirusit, duke sjell numrin e përgjithshëm prej 284.034 personave të infektuar në vend.