Analisti politik Selim Ibraimi duke folur mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të 15 Korrikut ka folur edhe për ndikimet e jashtme të dy partive politike maqedonase por edhe kapacitetin që ka BDI për t’i çliruar këta parti nga këto ndikime informon Tetovasot.

Ibraimi thotë se BDI ka kapacitete që ta çlirojë VMRO-DPMNE-në nga pasojat e ndikimeve të jashtme. As LSDM -ja nuk është aq e pastër për sa u përket ndikimeve u shpreh ai.
-BDI dhe partitë tjera shqiptare sipas tij , e kanë rrugën e hapur për koalicione ose qeveri me të gjithë partitë maqedonase që do ta pranojnë pozitën e kryeministrit ose të një kompromisi me marrëveshje.
“Ndryshe, hyrja në qeveri vetëm për disa drejtori dhe ministri do të ishte një kthim befas drejt vetëvrasjes politike të partive kryesore BDI dhe ASH” ka thënë Selim Ibraimi. TetovaSot.