Sopranoja e njohur Arta Jashari, ka rrëfyer në Facebook se më në fund babai i saj ka arritur të mposhtë koronavirusin, por gëzimi zgjati pak.

Vetë ajo është infektuar me koronavirus. Jashari ka rrëfyer për momentet prekëse, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan përgjatë kësaj sprove.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti. Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide …