Edhe një i ri nga Ferizaj ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i cili po ashtu vjen nga i njëjti qytet, njofton Klan Kosova

Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka përshkruar të ndjerin si një njeri të mirë, të drejtë dhe djalë shembullore dhe ka thënë se koronavirusi ia mori jetën Palushit në moshën më të mirë.

Ai njëherit u ka shprehur ngushëllime familjes Palushi dhe miqve të të ndjerit.

Ky është njoftimi i plotë:

A e dini se si duket nje njeri i mire edhe i drejte?

I tille ka qene Bekimi, nje djale shembullor, i sjellshum dhe i drejte.

Sic duket edhe Zoti eshte pajtuar qe ta marr me te mirin nga ne. I sjellshem, me edukate, gjithmone. I buzeqeshur. Ka nje dekade qe e kam njohur Bekimin, e ne kete moment te trisht per te gjithe ne nuk po me kujtohet as edhe nje veprim, fjale apo sjellje e keqe e tij. Edhe jo se na la Bekimi, por me te vertete ka qene i tille.

Miq, vllazen dhe Ferizajas, sot e humbem Bekim Palushim ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem.

Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi. Ngushellime bashkeshortes, Selimit (vellaut), dhe gjithe familjes Palushi me miqt, per vdekjen e Bekimit.

*Bekim do te me mungojne shakat e tua ne dere te xhamise. Vella faleminderit, e dhasht Zoti qe prap te takohemi ne deren me te rendesishme, edhe at para Zotit!